Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq bateristi i grupit “Foo Fighters”, Taylor Hawkins

Ka vdekur në moshën 50-vjeçare Taylor Hawkins, bateristi i grupit legjendar të rock-ut Foo Fighters.

Grupi e ka konfirmuar humbjen e anëtarit të tij në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të premten, shkruan revista “People”.

“Familja Foo Fighters është e shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme e të dashurit tonë Taylor Hawkins. Shpirti i tij muzikor dhe e qeshura infektive do të jetojnë me të gjithë ne përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e grupit.

"Zemrat tona janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij, dhe ne kërkojmë që privatësia e tyre të trajtohet me respektin maksimal në këtë kohë të paimagjinueshme të vështirë”, thuhet më tej në njoftim.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.

Grupi është aktualisht në turne në Amerikën e Jugut dhe ka luajtur në Lollapalooza të Argjentinës në fillim të kësaj jave.

Ata kishin vendosur të performonin të premten edhe në Festivalin Estéreo Picnic në Bogota, Kolumbi.

Edhe Miqtë dhe kolegët e nderuan bateristin e ndjerë Taylor Hawkins Showbiz Miqtë dhe kolegët e nderuan bateristin e ndjerë Taylor Hawkins

Megjithatë, në festival, organizatorët njoftuan se kishte pasur një urgjencë mjekësore dhe grupi, i cili ishte titullar, nuk do të shfaqej.

"Për shkak të një situate shumë të rëndë mjekësore, Foo Fighters nuk do të mund të performojnë sonte dhe kanë anuluar pjesën e mbetur të turneut të tyre në Amerikën e Jugut”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.

The Foo Fighters, të cilët u futën në Rock and Roll Hall of Fame vitin e kaluar, ishin caktuar që të performonin edhe në Grammy Awards, më 3 Prill.