Brad Arnold, vokalisti kryesor, anëtari themelues dhe bateristi i grupit rock “3 Doors Down” ka vdekur në moshën 47-vjeçare.
Ai vdiq të shtunën në gjumë pas një beteje me kancer, i rrethuar nga familja e tij.
Lajmin e bëri të ditur vetë grupi përmes rrjeteve të tyre sociale zyrtare.
Bendi deklaroi se Arnoldi pati një rol të rëndësishëm në formësimin e rock-ut modern, duke bashkuar stilin post-grunge me këngë emocionale dhe tekste që i flisnin publikut të gjerë. Këngët e tij u bënë shumë të njohura për një brez të tërë, përfshirë hitin ndërkombëtar “Kryptonite”, të cilin e shkroi vetëm 15 vjeç.
Në maj të vitit 2025, Arnold zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të veshkave në fazë të katërt. Ai tregoi se nuk kishte frikë nga sëmundja, por paralajmëroi se do të detyrohej të anulonte turneun e verës, duke kërkuar falje nga fansat për këtë.
-
Këngëtari i grupit “3 Doors Down” zbulon se vuan nga kanceri
-
Vdiq në moshën 51-vjeçare këngëtari D’Angelo
-
Organizatori i vrasjes së Tupacit dënohet me 40 vjet burgim
-
Vdiq në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte
-
Sandra Bullock flet për herë të parë për vdekjen e partnerit, Bryan Randall