Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Biografia e artistes irlandeze, Sinéad O’Connor

Kantautorja dhe aktivistja irlandeze, Sinéad O’Connor, e cila bëri famë në moshën 20-vjeçare por shquhej për betejat e saj private dhe veprimet provokuese, aq sa edhe për muzikën e saj ekspresive, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Me pikëllim të thellë, lajmin e bëri të ditur familja e saj. Ndërsa, shkaktari i vdekjes ende nuk është bërë i ditur për publikun, shkruan BBC. Ndërsa, policia ka bërë të ditur se vdekja e këngëtares nuk po trajtohet si e dyshimtë, pas zbulimit të trupit të pajetë të mërkurën.

O’Connor më së miri njihej për hitin e lansuar në vitin 1990, “Nothing Compares 2 U”, i cili u pozicionua në vendin e parë të top-listave dhe i solli asaj famë mbarë botërore.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, tha se muzika e saj pëlqehej anembanë botës dhe talenti i saj ishte i pakrahasueshëm. Kurse, presidenti i Irlandës, Michael D Higgins, e vlerësoi lartë autenticitetin e O’Connorit dhe zërin e saj unik dhe të bukur.

“Ajo çfarë Irlanda ka humbur në moshë relativisht të re, është një prej kompozitoreve, tekstshkrueseve dhe performueseve më të mira dhe të talentuara të dekadave të fundit. Një artiste që kishte talent të veçantë dhe një lidhje të jashtëzakonshme me publikun e saj, që kishte shumë dashuri për të”, deklaroi ai.

Edhe Sinead O’Connor – këngëtarja që nuk krahasohej me askënd Kulturë Sinead O’Connor – këngëtarja që nuk krahasohej me askënd

Sinead Marie Bernadette O’Connor u lind në Glenageary në dhjetor të vitit 1966. Këngëtarja e kishte një fëmijëri të vështirë.

Si tinejxhere, ajo u dërgua në qendrën e trajnimit “An Grianan” në Dublin, dikur një nga lavanderitë famëkeqe të Magdalenës, e krijuar fillimisht për të burgosur vajza të reja që konsideroheshin të shthurura. Një murgeshë ia kishte blerë asaj një kitarë, duke ia mundësuar të trajnohej nga një mësuese e muzikës dhe kështu filloi karriera muzikore e O’Connorit.

Albumin e parë, “The Lion And The Cobra”, ajo e publikoi në vitin 1987, i cili arriti të futet në listën e 40 albumeve më të mira në Britani të Madhe dhe Amerikë.

Albumi i radhës ishte “I Do Not Want What I Haven’t Got”, pjesë e së cilit ishte edhe kënga, “Nothing Compares 2 U”. E shkruar nga Prince, kënga u pozicionua në vendin e parë anembanë botës.

O’Connor, e cila ishte e hapur në pikëpamjet e saj politike dhe shoqërore, i publikoi gjithsej ​​10 albume të incizuara në studio nga viti 1987 deri më 2014.

Në vitin 1991, ajo u emërua “Artistja e vitit” nga revista “Rolling Stone” si dhe fitoi çmim “Brit” në kategorinë “Artistja më e mirë ndërkombëtare”. Një vit më vonë, ndodhi një prej ngjarjeve më të rëndësishme të karrierës së saj kur ajo e grisi fotografinë e Papa Gjon Pali i Dytë gjatë emisionit “Saturday Night Live” që transmetohet live në Amerikë dhe ku ajo ishte ftuar për të performuar. Pas interpretimit të veçantë të këngës së Bob Marleyt, “War”, ajo shikoi drejt në kamerë dhe tha, “luftoni armikun e vërtetë”, në formë proteste kundër abuzimit seksual të fëmijëve në Kishën Katolike.

Edhe Sinead O’Connor u ka lënë 1,7 milion funte pasuri fëmijëve të saj Showbiz Sinead O’Connor u ka lënë 1,7 milion funte pasuri fëmijëve të saj

Ky veprim bëri që këngëtarja të përjashtohej përjetë nga kanali televiziv NBC, dhe filluan protesta kundër saj në Shtetet e Bashkuara. Protestuesit i shkatërronin albumet e këngëtares në mes të sheshit “Times Square” në New York.

“Nuk jam penduar që e bëra atë veprim. Ishte i shkëlqyeshëm”, tha ajo në një intervistë për gazetën “New York Times” në vitin 2021.

Albumi i fundit i incizuar në studio i O’Connorit, “I’m Not Bossy, I’m The Boss”, u lansua në vitin 2014. Pasi u konvertua në fenë islame në vitin 2018, këngëtarja nga Dublini e ndërroi emrin në Shuhada’ Sadaqat, por vazhdoi të performojë me emrin e lindjes. Në vitin 2021 e publikoi edhe librin me kujtime të titulluar, “Rememberings”.

Në janar të 2022-ës, djali i saj 17-vjeçar, Shane, u gjet i vdekur pasi ishte raportuar si i zhdukur dy ditë më herët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, O’Connor tha se ai kishte vendosur t’i jap fund vuajtjeve në tokë si dhe bëri thirrje që askush të mos e ndjekë shembullin e tij. Këngëtarja i anuloi të gjitha performancat live të planifikuara për atë vit, për shkak të pikëllimit për humbjen e të birit.

O’Connor e nderoi Shanen në një prej postimeve të fundit në Twitter, duke e quajtur “dashurinë e jetës dhe llamba e shpirtit të saj”.

Edhe Zëri që refuzoi heshtjen Shtojca për Kulturë Zëri që refuzoi heshtjen

Regjisorja nga Belfasti, Kathryn Ferguson, një prej personave të paktë që kishte biseduar me O’Connorin para vdekjes së saj, tha se po ndihet e shkatërruar nga lajmi. Ferguson kishte ca kohë që po punonte rreth realizimit të një filmi dokumentar për artisten e famshme i titulluar, “Nothing Compares”, dhe i cili do të lansohet të shtunën (29 korrik).

Përgatiti: Edona Binaku