Showbiz

Sinead O’Connor u ka lënë 1,7 milion funte pasuri fëmijëve të saj

Sinead O'Connor

Sinead O’Connor u ka lënë fëmijëve të saj 1,7 milion funte pasuri dhe u ua ka bërë të qartë që do të donte që ata “mjelnin” muzikën e saj për aq sa vlente.

Këngëtarja vdiq në moshën 56-vjeçare në vitin 2023 në një apartament me qira në Londër.

Sinead me origjinë irlandeze, e njohur më së shumti për interpretimin e saj "Nothing Compares 2 U", u gjet e vdekur në banesën e saj në Londër 18 muaj pas vetëvrasjes së djalit të saj Shane, në moshën 17-vjeçare.

Të dhënat e verifikimit në Irlandë të zbuluara nga “The Sun” tani kanë treguar se pasuria e saj vlente 1.7 milion funte, reduktuar në 1.4 milion eurio pas shpenzimeve të funeralit, borxheve dhe tarifave ligjore.

Dokumenti, i nënshkruar në vitin 2013 përpara konvertimit të famshëm të Sinead-it në Islam, përmbante udhëzime specifike për eshtrat e saj, duke thënë: "Fëmijët e mi mund të shpërndajnë hirin tim sipas dëshirës".

Nëna e katër fëmijëve, Sinead, e cila shiti 6.2 milionë albume në mbarë botën, kishte përshkruar gjithashtu se si duhet të menaxhohej muzika e saj pas vdekjes së saj.

Ish-burri i Sinead, producenti muzikor John Reynolds, u emërua ekzekutor i pasurisë së saj. John dhe këngëtarja u martuan në vitin 1987, por u ndanë në vitin 1991.