Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë

Taylor Swift

Taylor Swift

Foto: Associated Press

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është shapllur muzikantja më e pasur grua në histori, me një pasuri të vlerësuar në 2 miliardë dollarë, sipas raportimeve të Forbes.

Sipas listës “Iconoclast 50”, ajo ka kaluar këngëtaren Rihanna në renditjen e artisteve më të pasura, ndërsa ende mbetet pas reperit dhe sipërmarrësit Jay-Z, i cili ka një pasuri të vlerësuar në rreth 2.8 miliardë dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti thekson se rritja e pasurisë së Swift ka qenë jashtëzakonisht e shpejtë. Ajo u bë miliardere në vitin 2024, ndërsa deri në mars 2026 pasuria e saj është dyfishuar.

Suksesi financiar i saj lidhet kryesisht me turneun historik “Eras Tour”, i cili ka gjeneruar mbi 2 miliardë dollarë nga biletat, shitjet e produkteve dhe sponsorët.

Forbes shkruan se rol të madh ka luajtur edhe rikthimi i kontrollit mbi katalogun e saj muzikor, pas një mosmarrëveshjeje për të drejtat e incizimeve, si dhe rishpërndarja e albumëve të vjetër të ri-incizuar.

Albumet dhe projektet e saj të fundit kanë vazhduar të gjenerojnë të ardhura të mëdha në platforma transmetuese, duke e konsoliduar pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme financiarisht në historinë e muzikës moderne.