Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze, Sinead O'Connor, ka vdekur të martën, në moshën 56-vjeçare, raportoi BBC-ja. Familjarët e saj njoftuan për vdekjen, duke shtuar se kanë kërkuar privatësi “në këtë kohë të vështirë”.
“Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e Sineadit tonë të dashur”, thuhet në njoftimin e familjes.
O’Conner ishte e njohur për hitin “Nothing Compares”, e lansuar në vitin 1990, pas së cilës vazhdoi të godiste në tërë botën.
Këngëtarja, e hapur me pikëpamje në çështje shoqërore dhe politike, i kishte lansuar 10 albume me këngë.
Artikuj të ngjashëm