Aktori dhe reperi Nashawn Breedlove, i njohur për rolin e tij në filmin “8 Mile”, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.
Breedlove luajti rolin e kundërshtarit të hatashëm, Lotto, në filmin e vitit 2002, i bazuar në jetën e reperit Eminem, dhe u shfaq në kolonën zanore të filmit “The Wash” të vitit 2001.
Vdekjen e aktorit e konfirmoi nëna e tij gjatë të martës përmes rrjeteve sociale.
Ai ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij në New Jersey të dielën, ka raportuar TMZ.
Reperi Mickey Factz e kujtoi si një nga të paktët “me potencial për ta mundur Eminemin”.
“Do të na mungojë këmbëngulja jote”, ka shkruar ai në Instagram.
Edhe
50 Cent dhe Eminem po punojnë në versionin televiziv të filmit “8 Mile”
Shumë persona që i bënë nderime Breedlovet kujtuan me dashuri skenën e tij në “8 Mile”, kur personazhi i tij Lotto që i bën konkurrencë të madhe ‘B-Rabbitit’ të luajtur nga Eminemi.