Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

50 Cent dhe Eminem po punojnë në versionin televiziv të filmit “8 Mile”

Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, e bëri të ditur lajmin se është duke e adaptuar filmin e vitit 2002, “8 Mile”, në një serial televiziv, me ndihmën e mikut dhe kolegut të tij, Eminem, i cili ishte protagonist i filmit që bazohej pjesërisht në jetën e tij.

“Do ta sjellë projektin e tij ‘8 Mile’ në televizion. Tashmë kemi filluar të punojnë në këtë drejtim”, tha reperi në një intervistë për “Big Boy TV”.

Ai po ashtu e konfirmoi lajmin se Eminem do të jetë i përfshirë në serialin e ardhshëm.

“Do të jetë një projekt i madh. Nuk do të jetë i thjeshtë. Po investoj shumë në të. Dua që Eminemi të jetë i përfshirë sepse kjo është trashëgimia e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”.

50 Cent gjendet prapa serialeve të kanalit “Starz” që kanë vite të tëra që janë në transmetim si, “Power”, dhe vazhdimet e tij, “Power Book II: Ghost”, “Power Book III: Raising Kanan” dhe “Power Book IV: Force”.

I lindur me emrin, Curtis Jackson, reperi dhe producenti i njohur muzikor po ashtu e gëzon një karrierë si aktor filmash dhe serialesh.

Edhe 50 Cent dhe Eminem i bashkojnë sërish forcat Showbiz 50 Cent dhe Eminem i bashkojnë sërish forcat

Së fundmi, ai e pati një rol në dramën e vitit 2020, “For Life”. Seriali i cili për dy sezone u transmetua në kanalin ABC, fokusohej në kryepersonazhin Aaron Wallace, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një krim që nuk e kishte kryer. Ndërsa i burgosur, Wallace bëhet avokat dhe punon si avokat mbrojtës për të dënuarit e tjerë, ndërsa përpiqet ta anulojë edhe dënimin e tij.

I lansuar nëpër kinema në vitin 2002, filmi “8 Mile” ishte një sukses në Hollywood duke i fituar disa shpërblime të rëndësishme, ndër të cilat edhe çmimin “Oscar” për kënga më të mirë origjinale për kolonën zanore, “Lose Yourself”.