Reperët e njohur Jay-Z dhe Eminem janë bashkuar për herë të parë pas 25 vjetësh në një projekt të ri muzikor të legjendës së hip-hopit, Rakim.
Sipas detajeve të publikuara, dy artistët do të shfaqen shkurtimisht në albumin e ardhshëm që pritet të dalë më 28 gusht, i cili përfshin edhe emra të mëdhenj të hip-hopit si Snoop Dogg, KRS-One dhe Ghostface Killah.
“Eminem dhe Jay-Z nuk kanë strofa të plota në album, ata shfaqen vetëm shkurtimisht. I gjithë albumi është incizuar gjatë dy vjetëve të fundit”, ka thënë producenti ekzekutiv Matthew “M80” Markoff për Rolling Stone.
Ky bashkëpunim shënon herën e parë që emrat e tyre shfaqen së bashku në një projekt që nga kënga ikonike “Renegade” e vitit 2001, e cila ishte pjesë e albumit të Jay-Z “The Blueprint”.
Eminem dhe Jay-Z performojnë live këngën “Renegade” :
Ndërkohë, Jay-Z po përgatitet për dy koncerte të mëdha në Paris dhe Los Angeles gjatë muajve shtator dhe tetor, ndërsa Eminem vazhdon të publikojë materiale të arkivuara, përfshirë këngën e papublikuar më parë “Everybody’s Looking At Me”, e cila u bë pjesë e kolonës zanore të dokumentarit “STANS”.
Edhe
Rihanna i rikthehet skenës gjatë koncertit të Jay-Z
Eminem “Everybody’s Looking At Me”:
Albumi i ri pritet të shihet si një projekt që bashkon disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së hip-hopit.