Vivian Wilson, vajza 21-vjeçare e Elon Muskut dhe modele transgjinore, ka debutuar në javën e modës në Neë York (NYFW), duke marë pjesë në shfaqjen e dizajnerit Alexis Bittar, e cila kishte temë “Miss USA 1991”.
Bittar e shpjegoi se qëllimi i shfaqjes ishte të përfaqësonte shtetet amerikane ku të drejtat e personave trans janë në rrezik, raportoi të dielën “Page Six”.
Vivian, e cila përfaqësoi shtetin e Karolinës së Jugut, u shfaq në pasarelë me fustan të kuq të shkurtër dhe vathë të mëdhenj ari e një çantë të markës Scissor nga koleksioni dimëror i Alexis Bittar për vitin 2026.
Viviani më parë ka marrë pjesë edhe në disa shfaqje të tjera, si në premierën e Sezonit 10 të "RuPaul’s Drag Race All Stars" në New York.
Ajo njihet edhe për marrëdhënien jo të mirë me babanë e saj, Elon Musk, i cili e ka kundërshtuar publikisht kalimin e saj në gjininë tjetër.
-
“Është mashtrim, o njerëz”, vajza e Elon Musk del kundër babait për kolonizimin e Marsit
-
“Met Gala” 2027 zgjedh thjeshtësinë me ekspozitë për veshjet e përditshme
-
Olivia Wilde e habitur me Elon Muskun
-
Dukjet më të mira nga “Met Gala” 2026
-
“Met Gala” 2026: Arti, moda dhe tepihu i kuq si vend për “performim”