Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Top Koha Music” shpalos rrugëtimin e Ninos

I ftuari i kësaj jave në emisionin “Top Koha Music” është reperi i ri Nino. Ai ka një vit që kur ka debutuar në skenën muzikore kosovare dhe atë me paraqitjen që pati në njërin nga festivalet e kryeqytetit.

Nino përveç promovimit të projektit të ri të cilin e ka titulluar “Baggy” ka folur edhe për rrugëtimin e deritanishëm. Po ashtu, të dielën shpalosen edhe propozimet e reja në top-listën e “Top Kohës”, si dhe shikuesit do ta kuptojnë se si janë pozicionuar artistët e preferuar sipas votimeve në portalin koha.net.