“Top Koha Music”, emisioni i cili i dedikohet ekskluzivisht skenës së muzikës shqiptare, këtë javë sjell intervistën me artistin e ri Mal Maliqi, i cili do të shpalosë detajet rreth albumit të tij të ri dhe angazhimet të cilat e presin gjatë verës 2020.
E ftuar tjetër do të jetë Enxhi, artistja e cila së fundi ka publikuar këngën e re të titulluar “Imagjinoj”.
Si çdo javë, shikuesit do të mund të shikojnë lëvizjet në klasifikimet e javës të cilat përcaktohen përmes votimit online në Koha.net.
“Top Koha Music” transmetohet çdo të diel nga ora 16:30 vetëm në KTV.