Emisioni i cili i dedikohet ekskluzivisht muzikës, “Top Koha Music”, në Kohavision këtë të diel vjen me edicionin përmbyllës të sezonit.
Mirëpo, adhuruesit e muzikës mund të vazhdojnë të japin votën e tyre për më të pëlqyerit e momentit në skenën muzikore shqiptare përmes portalit koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç votës, ju mund t’i dërgoni edhe propozimet për prurjet e reja që keni dëshirë t’i shihni në garën e më të mirëve.
“Top Koha Music”, emision i cili sjell intervista e personalitete të skenës muzikore dhe rubrika me lajmet e fundit nga muzika, do të rikthehet në ekran në formatin e plotë nga fillimi i shtatorit.
“Top Koha Music”, me autore Sara Kocin, vjen në ekranin tuaj të dielave nga ora 16:30, vetëm në KTV.