E ftuar në emisionin “Top Koha Music” është këngëtarja e re Elza Maxhuni e njohur si Elevan.
Kosovarja e cila së fundi ka publikuar këngën me titull “Merci” jeton në Austri dhe tashmë ka nënshkruar kontratë me “SONY Music”.
Ajo qe popullarizuar kohë më parë përmes llogarisë së saj në Instagram, nga ku ndiqet prej më shumë se 80 mijë ndjekësve.
Ndryshe si çdo javë në “Top Koha Music” mund t’i ndiqni edhe klasifikimet të cilat përcaktohen nga vota e adhuruesve të muzikës në portalin koha.net.
“Top Koha Music” transmetohet të dielën në KTV nga ora 16:30.
Artikuj të ngjashëm
-
Ulqini zhvendoset në Prishtinë me frymën e ngjyrave bregdetare, sonte në “Express”
-
Tayna publikon albumin, përfshin bashkëpunime me Mossin e Llunin
-
Pianistja Ibrahimi konfirmohet si interpretuese e veçantë edhe në Spanjë
-
Rita Ora publikon këngën e re
-
Filharmonia me koncert unik si uverturë para Berlinit, sonte në “Express”