Këtë javë në “Top Koha Music” do mund të ndiqni intervistën e realizuar me artistin e ri shqiptar Rinor Kastrati. Reperi, i cili është i njohur për këngët e realizuara me motrën e tij Dafina Kastrati, ka shpalosur planet për debutimin me materiale muzikore solo.
Viti i ardhshëm duket se do jetë i rëndësishëm për të meqë pritet të lansojë albumin debutues pjesë e së cilit do jetë edhe bashkëpunimi me një artist të njohur të skenës botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Top Koha Music” është emisioni i cili u dedikohet zhvillimeve të fundit në skenën e muzikës moderne shqiptare dhe vjen në transmetim çdo të diel prej orës 16:30 vetëm në KTV.