Kjo e diel në “Top Koha Music” do të vijë me Arin, artistin e ri, i cili ka folur rreth bashkëpunimit të tij me një grup reperësh mes së cilëve edhe Bimbimma dhe Nushi.
Ai ka treguar se shumë shpejt do publikohet edhe kënga e realizuar me Nushin. Kanë mbetur më pak se 10 ditë nga publikimi i saj. Në studio i ftuar do jetë reperi Soya.
Nuk do mungojnë as lajmet nga skena shqiptare, si dhe klasifikimet të cilat përcaktohen nga votat “Top-100” në koha.net.
“Top Koha Music” transmetohet në KTV çdo të diel prej orës 16:30.
Artikuj të ngjashëm