“Top Koha Music” këtë javë sjell një intervistë me katër anëtarët e grupit “Sytë” për të shpalosur detaje për albumin e ri të titulluar “Divine Computer”.
Përveç detajeve për videoklipin e ri i cili mban emrin e albumit, ata flasin edhe për qasjen e tyre në realizimin e videoklipeve.
Sikurse edhe shumë muzikantë të tjerë edhe katër anëtarët e “Sytë” kanë folur për aktivitetin e tyre gjatë kohës së karantinës.
Ndryshe, edhe këtë javë do të shpalosen klasifikimet e Top-100-shit, i cili përcaktohet nga votat e shikuesve në portalin koha.net.
“Top Koha Music” transmetohet sot në KTV nga ora 16:30.