Showbiz

“The Revue” rendit meshkujt më seksi shqiptarë dhe vajzat më me stil

Jo vetëm emra të njohur në botë i gjejmë në revistat prestigjioze, pasi që së fundi, shumë herë ato shkruajnë edhe për emra shqiptarë të cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm për punën që bëjnë.

Një revistë tjetër prestigjioze në New York, ka renditur 17 meshkujt më seksi shqiptarë në Kosovë e Shqipëri. Dhe jo vetëm kaq, e njëjta revistë ka renditur edhe vajzat shqiptare më me stil. Kush ka zënë vend në këto renditje, mund t’i shihni në storien e përgatitur nga Express në KTV.

Flitet shpesh për meshkujt më tërheqës të showbizi-t shqiptar e duhet thënë se disa prej tyre janë vërtet seksi. Të njëjtin mendim e ndan edhe revista e modës “The revue” me bazë në New York. Në një artikull të fundit, revista ka pasur në fokusin e saj meshkujt shqiptarë. Ajo ka publikuar disa nga emrat më të njohur të fushave të ndryshme, si, sporti, kinemaja, moda dhe muzika, që sipas revistës bëjnë pjesë “17 meshkujt më seksi shqiptarë”.

Në krye të listës, qëndron Trim Ademi, i njohur si Capital T. Ai kujdeset për dukjen, jo vetëm në klipet që sjell, por edhe kur është në rrugë, në udhëtime apo edhe në një ditë të zakonshme. Hip hop artisti shquhet për pamjen e tij mesdhetare, e pothuaj gjithnjë u përshtatet trendeve të fundit. Sigurisht këto edhe kanë bërë që reperi të ketë shumë vëmendje dhe të ndiqet shumë në rrjetet sociale.

Rigels Rajku, Noizy është renditur i dyti në listën e 17 meshkujve më seksi shqiptar të “The Revue”. Dihet tashmë se reperi Noizy është një ndër më të paguarit mes artistëve shqiptarë. Ai fiton shuma marramendëse nga koncertet e tij, kryesisht ato jashtë vendit. Reperi duket se i kushton rëndësi fizikut të tij si dhe shquhet për veshje firmato.

Patrik Rukaj është një ndër të paktët djem shqiptarë që zhvishet plotësisht duke pozuar për fotografët në SHBA dhe Evropë, është bërë objektiv i lakmuar i agjencive të modelingut dhe revistave të modës amerikane.

Ky model shqiptar e zhvillon aktivitetin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Revista “The Revue” e rendit atë të tretin në këtë listë, ku nuk kishte si të mungonte aktori Blerim Destani, i cili sikur ka krijuar imazhin e një djali misterioz, që bën një jetë luksoze. Kur jemi te fansat, janë femrat ato që e përcjellin aktorin dhe shumë herë është cilësuar si një ndër meshkujt më të nxehtë shqiptarë. Aktori u radhit i katërti.

Tutje, lista vazhdon me një këngëtar të ri Ilir Etemi ku pas tij, renditet ish Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ku përveç se është i kërkuar në fushë, nuk ngelet prapa as për pamjen dhe sharmin e tij.

I shtati në këtë listë renditet Niko Pepaj, një nga fytyrat më të kërkuara në Amerikë. Ofertat për të qenë pjesë e shumë serialeve e imazh i kompanive të veshjeve e ushqimeve nuk mungojnë. Imazhi i modelit dhe aktorit shqiptar Niko Pepaj shihet në reklama të qendrave tregtare dhe revistave të njohura në mbarë botën. Djaloshi shkodran dhe familja e tij jetojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai ka arritur sukses dhe të realizojë ëndrrën e tij në aktrim.

Ndër meshkujt më seksi shqiptarë sipas “The revue” janë edhe modeli nga Prishtina që jeton në Gjermani, Bastri Krasniqi, dhe futbollisti i njohur Pajtim Kasami. Ky i fundit gjithashtu cilësohet edhe si një nga meshkujt më me stil.

Revista njujorkeze ka renditur edhe Ledri Vula si një ndër meshkujt më seksi shqiptarë, i cili gjithashtu njihet si një ndër reperët më me stil në estradën shqiptare. Së fundi, ai u shfaq edhe në rolin e modelit.

Alban Skenderaj qëndron i 12-ti ndërsa i 13-ti renditet Vladrin Muriqin një model i ri shqiptar, i cili kohët e fundit po arrin sukses në botën e modës amerikane ku imazhin e tij e ka shpalosur në revista si GQ, Vogue, NYTimes Magazine etj.

Getoar Selimi, Dren Abazi, Emir Bajrami dhe Seven Saraqi janë personazhet e tjera, që revista “The Revue” i ka renditur për fund, si meshkujt më seksi shqiptarë të 2017-s.

“Nga blogeret dhe këngëtaret te sipërmarrëset dhe modelet. Ne kemi kontrolluar nëpër pyje, male, oqeane, për të gjetur të famshmet më me stil në Shqipëri dhe Kosovë” - kështu ka nisur revista “The Revue”, shkrimin për një artikullin ku rendit vajzat shqiptare më me stil.

Nëse do të ishte e mundur t’i shkëmbenim trupat me Lori Hoxhën, do ta bënim këtë me gjithë qejf dhe nuk do t’ia kthenim më. Ne jo vetëm që jemi të dashuruar në trupin e Lorit, por më shumë jemi të dashuruar në dollapin e saj – ky është përshkrimi i revistës për Lori Hoxhën, e cila e kryeson këtë listë.

Pas saj radhitet Miss Shqipëria, Armina Mevlani, e cila po e përvetëson çdo trend të modës në treg. Si mund të dukesh një ditë si super femër rokere e pastaj ditën tjetër të vishesh me një stil elegant por edhe hippie. E adhurojmë!, kështu shkruan “The revue” për Mevlanin.

Era Istrefi renditet e treta në listën e femrave më me stil sipas “TheRevue” e cila shkruan: “Stili i saj unik dhe personal nuk e ka vënë atë vetëm në hartën e muzikës, por edhe në atë të modës. Era nuk jep një karrem fluturues për atë çfarë është në trend dhe çfarë nuk është, ajo e ndjek thjesht rrugën e saj.”

Natyralisht, elegante dhe chic, a duhet të themi më tepër? është shkruar për Jonida Maliqi, e cila tash e një kohë ka marrë titullin si ikonë e modës në Shqipëri.

Seksi ende, e stilit të lartë është diçka që askush nuk mund ta refuzojë. Shkruhet për një nga blogeret më të njohura shqiptare Aurela Hoxha.

E mrekullueshmja Elvana Gjata është duke na vrarë nga brenda me stilin e saj super elegant me ndikime rock / hipster! Dhe për rekordin: Po, të gjithë duhet të jemi feministë shkruan “The Revue”.

A po e lakmojmë të gjithë këtë dukje të Adelina Tahirit dhe çdo dukje të saj të mëparshme. Po. Ajo ka arritur të duket elegante dhe e sofistikuar gjatë gjithë kohës.

Këngëtaret si Kida,Beatrix Ramosaj, Nora Istrefi dhe Argjentina Ramosaj, janë personazhet e tjera shqiptare më me stil sipas revistës njujorkeze. Në këtë listë hyn edhe këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca. “Luana Vjollca është përgjigjja e Shqipërisë ndaj Kylie Jenner - stili i saj girly dhe i lëmuar sigurisht kap syrin tuaj, ajo kurrë nuk pushon të bjerë në sy” “.

Revista “The Revue” ka mbyllur këtë listë me dy blogeret e njohura shqiptare si Marigona Nila dhe Rina Bërdynaj si femrat shqiptare më me stil.