Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mr Rex nga Parisi në “Express”, koleksionet e tij dhe raportet me fytyrat publike

Brendi i tij i veshjes ka tërhequr shumë fytyra publike që të vishen në stilin e dizajnuar të MR. REX-it.

Ai sapo është kthyer nga java e modës së mbajtur në Paris, ndërkohë për emisionin “Express” në KTV ka shpalosur disa detaje për takimet e tij në këtë ngjarje të madhe të modës dhe për koleksionin që është duke e përgatitur për sezonin e pranverës.

Koleksionet nga brendi i MR REX-it kanë gjetur përkrahje edhe te disa fytyra të njohura publike.

Anëtarët e labelit “On Records”, ata të “Red Box”-it; këngëtarët Fjolla Morina, Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi dhe çifti më i ri i estradës Gjiko e Elita Rudi, kanë veshur kreacionet e prodhuara nga stilisti prishtinas.

Ai ka komentuar paraqitjet skenike të disa rep-artisteve shqiptare që kanë dominuar skenën muzikore vendase.

Edhe “Shtëpi”, me veprat e artistëve të rezidencës në Paris, sonte në “Express” EXPRESS “Shtëpi”, me veprat e artistëve të rezidencës në Paris, sonte në “Express”

Nga ana tjetër, MR REX ka treguar se kush i ka linjat më të bukura trupore në estradën tonë.

Stilisti ka bërë të ditur së krahas koleksionit të tij më të ri, do të vazhdojë bashkëpunimin me brendet e njohura botërore.