Sonte në “Express” sjellim në fokus artin vizual. Veprat e mediumeve tradicionale e bashkëkohore sivjet pyesin se “Çfarë duhet të qëndrojë?”. Ekspozita “Net/Rrjet” është vazhdimësi e ndërlidhjes së praktikave e kulturave artistike të artistëve vendorë e ndërkombëtarë. Në ambientet e qendrës “Barabar” në Prishtinë, publiku i shumtë i mbledhur ka mundur të eksplorojë gjurmët artistike në urgjencën e paqëndrueshmërisë së kësaj epoke.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e muzikës klasike. I guximshëm me programet që zgjedh, elegant e i gjallë me traditën e këngëve të hershme e edhe ato më moderne, Kori i Filharmonisë së Kosovës, bashkë me Korin e Operës së Kosovës, ka sjellë program tejet atraktiv e përplot efekte. Të bashkuara, dy institucionet kanë sjellë atmosferë festive në mbyllje të edicionit të festivalit ndërkombëtar të muzikës “ReMusica”.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Jessica Chestain, Avara, Bad Bunny dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Filharmonia ia jep 17 shkurtit dramën muzikore të kujtesës e krenarisë, sonte në “Express”
-
“Çfarë duhet të qëndrojë?” me artistë që pyesin për të kaluarën e të ardhmen
-
Nën temën “Contrasta” nis edicioni i 24-t i “ReMusica Festival”, sonte në “Express”
-
“Bystandr” publikon album e ri “Journey of Reveries”, sonte në “Express”
-
“Net/Rrjet” bashkon trendët vendorë e ndërkombëtarë në art pamor