Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me Viktor Berishajn, me të cilin shpalosim programin e pasur të festivalit “ReMusica”, që fillon sonte edicionin e 24-t të organizimit. Tema e festivalit sivjet është “Contrasts”.
Po ashtu sjellim material nga premiera e radhës e Baletit Kombëtar të Kosovës. Dy pjesë të ndryshme në origjinë janë bashkuar në synimin për t’i shfaqur forcën e kolektivit dhe elasticitetin e trupës, që ka numëruar 27 balerinë në lëvizje të pandërprerë. Kontrasti mes dy pjesëve ka qenë i dukshëm që nga fillimi i shfaqjes “Bolero dhe Bach la Orientale” në koreografi të Mehmet Balkanit duke njësuar barokun me orientin e impresionizmin me tekno.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Katy Perry dhe Jon Bon Jovi.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Ekspozita “Net/Rrjet” shënon edicionin e 13-të, sonte në “Express”
-
Dyshja në violinë e piano dhe “ReVocal” ia jep Prishtinës ngjyrat e skenave ndërkombëtare, sonte në “Express”
-
“ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
-
Cannes për “Duan”, histori suksesi që nis me çmim, sonte në “Express”
-
“Java e Frankofonisë”, edicioni i 26-të me program të pasur kulturor, sonte në “Express”