Sonte në “Express” ju sjellim atmosferën e bukur nga hapja e edicionit të 24-t të festivalit, “ReMusica”.
Violinisti shqiptar me nam ndërkombëtar, Tedi Papavrami dhe pianistja japoneze Maki Okada, janë dyshja që sollën magjinë e interpretimit. “ReMusica” sivjet sjell dallimet stilistike dhe gërshetimin e natyrshëm të tyre. E kjo është konfirmuar që në natën e parë të edicionit të festivalit. Edhe në zhanre e edhe në formacionet e zgjedhura. Fillimisht me ansamblin vokal “ReVocal”, nën drejtimin e maestros Rafet Rudi, me vepra tradicionale e moderne, e më pas me duetin Papavrami e Okada.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Anthony Hopkins, Dei Lovato dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Nis edicioni i 24-t i festivalit ndërkombëtar të muzikës “ReMusica”
-
Dyshja në violinë e piano dhe “ReVocal” ia jep Prishtinës ngjyrat e skenave ndërkombëtare
-
Nën temën “Contrasta” nis edicioni i 24-t i “ReMusica Festival”, sonte në “Express”
-
“PriVocalFest” – gati për edicionin e tetë, sonte në emisionin “Express”
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer, sonte në “Express”