Disenjatorët e famshëm të modës po shfaqin koleksionet e tyre ani pse atje ka trazira
Të famshmit dhe disenjatorët e modës po quhen “të pa konsideratë” pasi nuk po e ndalin veprimtarinë e tyre artistike ani pse në Paris ka trazira. Polemika të shumta janë shkaktuar nga kritikët që po thonë se është çmenduri se si në njërën anë të Parisit ka trazira e në anën tjetër po mbahet java e modës.
Megjithatë, fluksi i të famshmëve në Paris, dhe vendimi i projektuesve për të vazhduar me shfaqjet e planifikuara, ka ngjallur kritika nga shumë njerëz, pasi sipas tyre planet nuk përkojnë me trazirat civile në Francë lidhur me vdekjen e 17-vjeçarit Nahel M, i cili u qëllua dhe u vra nga policia gjatë një ndalese trafiku.
"A jam unë i vetmi që jam disi i tronditur që java e modës po ndodh ende në Paris gjatë këtyre protestave? Ka postime të videove nga Schiaparelli përderisa në anën tjetër ka video të Francës që digjet..." Një person shkroi në Twitter.
Këtë javë, një numër fytyrash të famshme kanë bërë paraqitje në kryeqytetin francez, duke përfshirë Cardi B, e cila u ul në rreshtin e parë së bashku me Tracee Ellis Ross në shfaqjen e modës Schiaparelli, Camila Cabello dhe Maisie Williams, të cilët ndoqën shfaqjen Iris Van Herpen të hënën, dhe Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, të cilat ecën në shfaqjen e fundit të pistës së Simon Porte Jacquemus.
Jenna Coleman, Riley Keough dhe Margaret Qualley ishin midis yjeve që arritën për shfaqjen Channel të martën, pas një jave trazirash në qytet.
Marka gjigande ka vendosur të shkojë përpara me zhvillimet e modës së lartë pavarësisht se Parisi u trondit nga gjashtë net protestash.
Përderisa sot shfaqej koleksioni i fundit nga Channel për sezonin vjeshtë/dimër 2023/2024 në pistë po ecnin modelet gjysmë-arabe. Modelja britanike-marokene Nora Attal dhe modelja somaleze-daneze Mona Tougaard ecën në brigjet me kalldrëm të lumit Seine.
"Ky koleksion është portreti i një Parisiene të ndjeshme, por të guximshme”, tha drejtoresha kreative e Channel, Virginie Viard. Ajo është shprehur se kjo gjë është si të qëndrosh në një vijë midis forcës dhe delikatesës.
Edhe
Në javën e modës së lartë në Paris dominon “Dior”
Asambleja e materialeve si organza, shifoni e mëndafshi u panë së bashku me motive grafike dhe me lule. Këto materiale ishin një lloj testamenti nga vizioni i Viard për një univers të pasur e feminin.
Një pjesë e veçantë ishte një pallto-fund asimetrik teget me tyl e pupla, duke shkrirë asimetrinë me kodet e “rreptësisë” që Channel i përmbahet.
Të ftuarit e famshëm që zinin vendet e rreshtit të parë përfshinin Vanessa Paradis, Kendrick Lamar, Lupita Nyong'o dhe Charlotte Casiraghi.
