Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Në javën e modës së lartë në Paris dominon “Dior”

“Dior” vjen në Paris me penj të argjendtë dhe perëndesha delikate

Disenjatorja e brendit “Dior”, Maria Grazia Chuiti edhe këtë herë pushtoi Parisin gjatë javës së modës së lartë. Ajo shpalosi një koleksion që la gjurmë të pashlyeshme tek adhuruesit e modës duke u inspiruar nga fuqitë feministe dhe hyjnitë. Në muzeun Rodin në Paris ky koleksion u shfaq duke u rrethuar nga veprat e artistes Marta Roberti.

Perëndeshat hyjnore të “Diorit” qëndronin në mes zogjsh e pemësh përderisa koleksioni nga Ciuri shpalosej i forcuar nga siluetat e mëhershme të vet brendit duke iu gëzuar faktit që ende po i qëndrojnë kohës.

Pelerinat e qepura me kujdes vendosën një tonalitet klasik në sfilatë. Këto u shoqëruan nga silueta të tjera me mëngë të inspiruara nga koha e rilindjes. Bazuar në këto krijime, Maria ende po vazhdon të shfaqë kreativitetin e saj që ka më shumë lidhshmëri me të kaluarën e saj në brendin “Valentino”. Por kur këto krijime transmetohen në silueta të “Diorit” po krijohet një takim në mes të shkuarës e të tashmes duke i ofruar publikut një lloj këndi modern për të vështruar modën dhe krijimin.

Veprat e artit që i kishte krijuar artistja Roberti po frymonin jetë përgjatë sfilatës duke e transformuar atë në një vend ku parakalojnë “pantheonet” e kohës së sotme moderne që përfaqësoheshin nga modelet. Xhaketat dhe palltot e skalitura, të palosura poshtë gjoksit, së bashku me paletën e qetë të ngjyrave: të bardhë, bezhë, argjend dhe ari të zbehtë, të gjitha pasqyronin statuja klasike. Aty nuk munguan perlat e kombinuara me fije argjendi që simbolizojnë pastërti shpirtërore.

Image

“Energjia paradoksale e Parisit”: Baz Luhrmann flet për modën e lartë dhe konfliktet

Edhe Nga pulla e humbur e “Chanelit” deri te fijet e leshit të “Alaias” në Paris Lifestyle Nga pulla e humbur e “Chanelit” deri te fijet e leshit të “Alaias” në Paris

Në një intervistë në Muzeun Rodin të Parisit përpara shfaqjes së modës “Dior”, regjisori i mirënjohur Baz Luhrmann preku çështjen komplekse të pjesëmarrjes në një ngjarje magjepsëse të modës mes sfondit të trazirave të fundit civile në Francë. Protestat, të shkaktuara nga vrasja tragjike e Nihalit nga Policia, një djaloshi 17-vjeçar me origjinë afrikano-veriore, janë në kontrast të plotë me spektaklin e modës së lartë, një kontrast që Luhrmann e përshkroi si një "energji paradoksale në Paris".

Duke reflektuar mbi tensionin, Luhrmann pranoi pikëllimin e thellë dhe protestën publike që përshkonte Parisin. Ai e njohu legjitimitetin e protestave, duke thënë: “Ka gjëra që po ndodhin që me të vërtetë kanë një shkak legjitim”. Mes tragjedive të tilla, tha ai, roli jetik i artit dhe i bukurisë nënvizoi rëndësinë e tyre si burime thelbësore të shpresës.

Brendi “Celine” nuk shfaqi asgjë për shkak të trazirave

Shtëpia franceze e modës “Celine”, në pronësi të LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton, vendosi të anulojë shfaqjen e saj të Javës së Modës në Paris të dielën për shkak të trazirave mbarëkombëtare. Shfaqja e veshjeve për meshkuj Celine, si sezonin e kaluar, ishte planifikuar jashtë kalendarit zyrtar të shfaqjes së linjës së meshkujve. Disenjatorja e brendit Hedi Slimane e ka quajtur “të pa konsideratë” mbajtjen e një sfilate gjatë trazirave që po bëhen, ndërkohë që e ka quajtur “të vrarë e plagosur” kryeqytetin francez. Ndërkohë që “Dior” dhe brende të tjera që janë në pronësi të LVMH po mbajnë tjetër qëndrim.

Schiaparelli

Pasi shpërtheu internetin me shfaqjen e tij të fundit në janar, me koka kafshësh, pyetja e të gjithëve ishte se si stilisti Daniel Roseberry mund të përputhej me energjinë dhe polemikat me shfaqjen e tij të fundit të modës për Schiaparelli. Përgjigja? Një vitrinë e lezetshme e modës ku shihej qartë që nuk mungonin momente të çuditshme, duke përfshirë një modele që rrokulliset në pistë me një lesh gjigant delesh, të kombinuar me taka me motive delesh gjithashtu. Pra Schiaparelli vazhdon me mënyrën e krijimit autentike të brendit duke shfaqur proporcione të ekzagjeruara që i përmbahen vijës së krijimit nga vet themeluesja e brendit Elsa Schiaparelli.

Proporcionet e ekzagjeruara të Vallit

Edhe “Java e modës” për meshkuj në Paris Lifestyle “Java e modës” për meshkuj në Paris

Giambattista Valli, stilisti italian i njohur mirë për vëllimet e tij të gëzueshme dhe ekstravagante, zbuloi koleksionin e tij më të fundit të modës. Pamjet e hapjes ishin një vazhdimësi guximi në lojën e njohur të Vallit me përmasa, duke vënë përballë nuanca monokromatike në një sërë veshjesh. Fustani i parë, me rrathët e tij prej tyli në fund, i ngjante në mënyrë formacioneve kristalore të një shpelle nëntokësore por kjo ishte e kundërta e sharmit të korseteve të viteve 1950. Ishte një përzierje e shkëlqyer.
Pika kryesore e koleksionit ishin krijimet inovative të Vallit, duke mjegulluar kufirin midis pjesës së përparme dhe të pasme të fustaneve. Një pjesë e spikatur, që i bën jehonë të brendshmeve nëpër koleksionet e tij të mëparshme, ishte shfaqja e një bishti madhështor prej tyli, duke e transformuar fustanin në një lloj kontradikte në mes të një ecjeje seksi dhe delikate. Krahasimi, siç do të thoshte Valli, ishte si të skicoje një vijë në letër të bardhë, ndërsa mendonte për buqeta luksoze me lule që janë- themeli i procesit të tij krijues.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi