Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Nga pulla e humbur e “Chanelit” deri te fijet e leshit të “Alaias” në Paris

Brendi prestigjioz i veshjeve, “Dior”, ka prezantuar koleksionin e ri për “Javën e modës” në Paris në javën e tretë të janarit. Ambienti ku u mbajt sfilata ishte i mbuluar me një instalacion të quajtur “Big Aura”. Vepra ishte e përbërë nga 23 fustane ku disa nga ta ishin deri pesë metra të gjatë.

“Christian Dior Haute Couture” lartësoi mjeshtërinë, humanizmin dhe fuqinë transformuese të veshjeve.

Nga 59 veshjet e koleksionit, nëntë ishin konceptuar në pëlhurë ngjyrë bezhë, si pallto, por edhe duke marrë formën e fustaneve asimetrike të ditës dhe pantallonave.

Siluetat e drejtoreshës kreative, Maria Grazia, rikthyen detajet e fustaneve nga arkivat e “Diorit” - si fustani “La Cigale”, që vetë “Christian Dior” e realizoi në vitin 1952.

Në Paris e mbajti sfilatën edhe shtëpia e modës nga Suedia, “Totem”. Me sfilatë tejet elegante brendi fitoi zemrat e të pranishme. Flokët e drejtë, kostumet me prerje të drejtë dhe fustanet e thurura dominuan në sfilatë.

Në “Javën e modës së lartë” nuk kishte si të mungonte “Chanel”. Marka e vazhdoi traditën e filmave të shkurtër bardh e zi për ta paralajmëruar koleksionin. Filmi titullohet “The Button” (pulla). Në film shfaqet ambasadorja Margaret Qualley e cila është në kërkim të pullës që i mungone në xhaketën e saj “Chanel”. Naomi Campbell është ajo që i dhuroi biletë për në Paris, nën tingujt e padëgjuar të Kendrick Lamarit. Pulla e humbur u gjet në Paris, prej së cilës vetë Qualley e hapi sfilatën.

Një koleksion që shfaqte thjeshtësinë, prezantoi brendi “Alaia”. Veshjet ishin të krijuara nga fijet dhe leshi “merino”. Markës iu desh një vit për t’i krijuar këto materiale.

Përgatiti Sara Koci

Artikuj të ngjashëm