Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa shikon nga afër se si “Chaneli” risjell në pasarelë xhaketën ikonike

Dua Lipa

Dua Lipa

Shfaqja e re e markës së njohur të modës, “Chanel”, ka sjell përkujtimin e 110-vjetorit të modës së lartë (haute couture) duke përcjellë mesazhin se “disenjatorët vijnë e shkojnë, por xhaketa nga ‘Chanel’ mbetet përherë unike”. Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga personalitet e famshme që shkoi për ta shikuar ngjarjen në fjalë. Ajo ishte veshur me kostum me ngjyrë të zezë nga marka, të cilin e kishte shoqëruar me një pelerinë të gjatë. 

Veshjen, Lipa e kishte shoqëruar me një fjongo të madhe në flokë. Dukja e saj shpejt u bë virale në rrjetet sociale. 


Vetë marka me nam e ka postuar në Instagram dukjen e këngëtares si dhe të pranishmëve të tjerë të famshëm, si aktorja e njohur Pamela Anderson.

The Guardian ka shkruar se kjo shfaqje u realizua në një periudhë ku shtëpia e modës po kalon më shumë se një vit pa një disenjator kryesor. 

Krijimet e disenjatores Virginie Viard u shfaqën për herë të fundit nën emrin “Chanel” në majin e kaluar, ndërsa krijimet e pasardhësit të saj, Matthieu Blazy, do të paraqiten në pasarelë për herë të parë në muajin tetor.

Edhe Dua Lipa në shfaqjen e koleksionit të ri “Chanel” Showbiz Dua Lipa në shfaqjen e koleksionit të ri “Chanel”

Kjo periudhë ka nxitur shtëpinë e “Chanelit” të punojë shumë për të mbajtur emrin e markës nën “dritat e skenës së modës”.

Shfaqja e plotë Chanel Houte Couture Pranverë/Verë 2025:

Pista e shfaqjes ishte formuar nga dy shtigje të gjera që bashkoheshin dhe krijonin në mënyrë të dyfishtë shkronjën “C” të njohur nga të gjithë si logo e “Chanelit”. Por, në vend që të ishin të ndara si në logon e markës, këto shtigje u shkëputën dhe u lidhën së bashku për të krijuar një figurë tjetër të ngjashme me simbolin e pafundësisë (infinit), një alegori elegante për strategjinë e biznesit që synon t’i ruajë shitjet dhe profilin gjatë kësaj periudhe pa disenjator.

Skenografi i shfaqjes, Willo Perron, i njohur për punën me këngëtaren Lady Gaga dhe për krijimin e skenës ku ka kënduar ylli Rihanna në spektaklin “Super Bowl” në vitin 2023, ka krijuar hapësirë spektakolare në “Grand Palais” të Parisit, ndërtim këtë që “Chanel” po e përdor për të treguar statusin e palëkundur në kulturën franceze. 

Kryedukja e këtij koleksioni ishte një version me xhaketë të shkurtër të kostumit klasik të veshur nga personazhi Cher në filmin “Clueless”, që u bë viral menjëherë në rrjetet sociale para se të hapej shfaqja.

Edhe Dua Lipa në rreshtin e parë të “Chanelit” sheh krijimet e para couture të Matthieu Blazyt Showbiz Dua Lipa në rreshtin e parë të “Chanelit” sheh krijimet e para couture të Matthieu Blazyt
Skenë nga filmi "Clueless"

Cilësia teknike e rrobaqepësve që qepin kostume të modës së lartë “haute couture” u shfaq me detaje që The Guardian i cilësoi të mrekullueshme.

Shfaqje e re e “Chanelit” ka rezonuar edhe me zgjedhjen e fundit të Taylor Swiftit, e cila kishte veshur kostum të shkurtër ma xhaketën e famshme “tweed” nga “Chanel” kur shkoi ta shikonte një ndeshje futbolli në Kansas.

Aktorja Mikey Madison, e cila është ftuar nga markat e mëdha të modës, zgjodhi një xhaketë të shkurtër të bardhë “Chanel” që ta veshte në tepihun e kuq të festivalit të filmit në Toronto në muajin tetor.

Xhaketet klasike "tweed" në disa nga pasarelat e "Chanel"

Blazy, i cili është emëruar si pasardhësi i Viardiy, do të jetë vetëm diisenjatori i katërt që mban pozitën e drejtorit kreativ në “Chanel”, pas vetë krijueses së markës, Coco, disenjatorit të ndjerë, Karl Lagerfeld dhe Viardi. 

Edhe Dua Lipa zbulon mesazhet sekrete të qëndisura në fustanin e saj të nusërisë Showbiz Dua Lipa zbulon mesazhet sekrete të qëndisura në fustanin e saj të nusërisë

Ai do të fillojë punën më pas, por për shkak të periudhës së gjatë të përgatitjes së koleksioneve, nuk do të shfaqë koleksionin e parë deri në muajin tetor. 

Koleksioni aktual është krijuar nga ekipi i brendshëm i shtëpisë, i cili gjithashtu do të dizajnojë shfaqjen e modës për muajin mars dhe një tjetër shfaqje “haute couture” gjatë muajit maj.