Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa në rreshtin e parë të “Chanelit” sheh krijimet e para couture të Matthieu Blazyt

Dua Lipa dhe Penelope Cruz

Dua Lipa dhe Penelope Cruz

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga personalitet e famshme që shkoi për ta shikuar koleksionin e parë “couture” të disenjatorit Matthieu Blazy për brendin e njohur “Chanel” në javën e modës couture në Paris.

Ajo u shfaq me një veshje të verdhë më printe me ngjyrë të zezë. Skajet e kostumit të saj dypjesësh ishin të zbukuruar me ngjyrë të kuqe.

Lipa mbante edhe një çantë me print të njëjtë me veshjen që e kishte kombinuar me një palë këpucë të bardha me skaje të zeza.

30-vjeçarja pa koleksionin e “Chanelit” ulur në rreshtin e parë pranë yjeve të famshëm të shoubizit si, aktoret Nicole Kidman, Vanessa Paradis e reperi A$AP Rocky.

Ndërkohë, Lipa, e cila është ambasadore e këtij brendi që nga viti 2025, po bënte “selfie” me aktoren Penelope Cruz, e cila po ashtu është ambasadore.

Krijuesja e hitit “Be The One”, është bërë fytyra e famshme për kampanjën e marketingut të çantës ikonike “Chanel 25 hangbag”, e cila u lansua në muajin janar të vitit 2025.

Në këtë kampanjë merr pjesë edhe ambasadorja tjetër e “Chanelit”, këngëtarja Jennie nga grupi muzikor i K-Popit, BLACKPINK.

Edhe Dua Lipa shikon nga afër se si “Chaneli” risjell në pasarelë xhaketën ikonike Showbiz Dua Lipa shikon nga afër se si “Chaneli” risjell në pasarelë xhaketën ikonike

Lipa më parë ishte ambasadore e produkteve të bukurisë së brendit tjetër ikonik “Yves Saint Laurent”, dhe po ashtu pati reklamuar parfumin e quajtur “Libre”.

Ajo pati bashkëpunuar edhe me gjigandin italian të veshjeve “Versace”.

Lipa ka krijuar një koleksion veshjesh me drejtoreshën e atëhershme kreative të këtij brendi, Donatella Versace, në muajin maj të vitit 2023.