Java e modës në Paris njihet si ajo më kaotikja, sepse mbahen më së shumti sfilata nga të gjitha qytete të tjera ku mbahet kjo javë.
Këtë vit java e modës pranverë/verë në Paris nisi më 26 shtator dhe përfundoi më 4 tetor. Gjithsej ishin 106 evente, 64 sfilata dhe 42 prezantime.
Gjatë këtyre ditëve marka “Acne” kishte 10-vjetorin e prezantimit të saj në Paris. Sfilata u mbajt një ambient i gjithi ngjyrë rozë në material të satenit.
Me nisje e kësaj jave të modës, dashamirët e saj mezi pritën të shikonin koleksionin që kishte përgatitur “Saint Laurent”. Marka, e cila çdo herë realizon një shfaqje interesante, kësaj radhe i prezantoi veshjet përballë fontanës “Trocadero”. Pjesë e publikut ishin edhe modelet ikonike, Amber Valetta, Shalon Harlow, Kate Moss dhe Eva Herzigova. Kësaj radhe marka kishte vendor të shfaqte më shumë ngjyra, duke përdorur atë të verdhë, kafe, ari, vjollce, vishnje etj.
Një shfaqje të bukur kishte përgatitur edhe “Dior” në krye me Maria Grazian, e cila për këtë koleksion ishte inspiruar nga harta e Parisit.
Motrat Mary Kate dhe Ashley Olsen patën një rikthim në Paris me koleksionin e dytë të realizuar enkas për këtë javë të modës.
Momentet epike nuk munguan as në Paris. Një nga to ishte shfaqja e këngëtares Cher në sfilatën e “Balmain”.
Marka “Off-White” prezantoi koleksionin e parë të realizuar nga disenjatori, tani në krye të brendit, Ibka Mara. Seti i shfaqjes ishte i kaltër dhe për secilin të ftuar ishte nga një fanellë po ashtu e kaltër dhuratë.
“Loewe” është një nga brendet që po pëlqehet më së shumti kohëve të fundit. Jonathan Anderson ishte inspiruar nga një gjethe dantelle për ta realizuar koleksionin. Detaj ky që shihej edhe në veshje.
Ndalemi përsëri te shfaqjet epike të cilat di t’i realizojë në mënyrën më ekstravagante vetëm disenjatori Demna për “Balenciagan”. Kanye West, hapi sfilatën e cila u mbajt në një ambient me baltë. Ngjyra e zezë dominoi përsëri.
Kurse shfaqjen për koleksionin e “Givenchyt” nuk e ndali as shiu.
Java e modës në Paris nuk mund të mbyllej pa koleksionin e “Chanel”. Për publikun ishte realizuar një film i shkurtër bardh e zi. Personazhi kryesor tij ishte aktorja ambasadore e markës, Kristen Stewart. Këto lloje filmash ishin të preferuarit e Karl Lagerfeld.
Në këtë rast duhet përmendur se tema për “Met Gala” 2023 do të jetë “Karl Lagerfeld, A Line of Beauty” për nder të vetë disenjatorit.