Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, është shfaqur në Javën e Modës në Paris të shtunën, duke marrë pjesë në sfilatën e shtëpisë së modës Balenciaga, për të mbështetur mikun e saj dhe drejtorin e ri kreativ të markës, Pierpaolo Piccioli.
Vizita e saj, që erdhi pas një udhëtimi përtej Atlantikut, shënoi herën e parë që ajo merr pjesë në këtë ngjarje të modës pas më shumë se një dekade.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i dukeshës tha se Meghan ka veshur disa herë krijime të Picciolit ndër vite, dhe se ata kanë bashkëpunuar ngushtë për veshje të dizajnuara për momente kyç në skenën ndërkombëtare.
“Meghan e ka admiruar prej kohësh mjeshtërinë dhe elegancën moderne të tij, dhe mbrëmja e së shtunës nuk ishte përjashtim,” tha zëdhënësi. “Kjo pjesëmarrje reflekton kulmin e shumë viteve miqësi dhe bashkëpunimi artistik", shkruan BBC.
Dukesha konfirmoi mbërritjen e saj në Paris me një video në Instagram Story, ku shfaqej duke udhëtuar me veturë nëpër rrugët e kryeqytetit francez drejt sfilatës. Për ngjarjen, ajo kishte veshur një kostum të bardhë me pantallona të gjera dhe xhaketë nga koleksioni i Balenciagës, të kombinuara me taka të zeza me majë të mprehtë dhe flokët të kapur në stil elegant. Më vonë, ajo u fotografua me një fustan të zi klasik.
Java e Modës në Paris zgjat deri më 7 tetor dhe përfshin sfilata nga emra të mëdhenj të modës si Louis Vuitton, Dior, Chanel dhe Hermes.
Meghan, e njohur më parë për rolin e saj në serialin “Suits”, së fundmi është paraqitur në një seri në Netflix, ku foli për stilin e saj të përzier “high-low” – kombinimin e modës së “shtrenjtë” me veshje të përballueshme. Më herët këtë vit, ajo lansoi gjithashtu një dyqan digjital ku ndjekësit mund të blejnë sugjerimet e saj për veshje, aksesorë dhe bizhuteri.
Vizita e fundit e njohur e dukeshës në Mbretërinë e Bashkuar ishte në shtator të vitit 2022, kur mori pjesë në një ngjarje bamirësie dhe qëndroi pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, së bashku me Princin Harry.
Ndërkohë, Princi Harry u takua me babanë e tij, Mbretin Charles, muajin e kaluar, mes spekulimeve për një pajtim. Ai ka bërë disa vizita në Mbretëri vitet e fundit për ngjarje bamirësie dhe çështje gjyqësore.
Këtë javë, Harry u paraqit në mënyrë virtuale në një seancë të Gjykatës së Lartë në një proces kundër botuesit të Daily Mail.