Është pa diskutim një prej rep-artistëve më të vlerësuar në skenën shqiptare.
Këngët e tij janë hite dhe, siç duket, Capital T nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për krijimtarinë e tij muzikore, transmeton emisioni Express në KTV.
Por përveç artist, Capital T duket të jetë njeri me zemër të madhe. Këtë ai e ka dëshmuar në forma të ndryshme dhe shumë shpesh jemi duke e parë t’i bashkohet iniciativave për ndërtimin e shtëpive për familjet e varfra, e ata të cilët kanë gjendje të keqe shëndetësore.
Trimi është një prej personazheve publike, i cili është duke dhënë mesazhe tejet pozitive dhe sensibilizuese për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në forma të ndryshme.