Artisti i njohur Capital T ka lansuar projektin e tij të fundit në ditën e të dashuruave, me titullin ‘Pi raki”.
Projekti i fundit e artistit është një ripërpunim i këngës “Pi raki e mendoj për ty” të këngëtares Teuta Selimi, të publikuar disa vjet më parë.
Vetëm për disa orë që nga publikimi, Capital T ka arritur t’i mbledhë rreth 140 mijë klikime në YouTube.
Ky projekt është prodhuar nga Drayson Gashi, ndërsa për videon është përkujdesur “Gargia Global”.