Aktori 33-vjeçar, Michel B. Jordan, përfshihet në ballinën e numrit më të ri të revistës prestigjioze, “People”, me ç’rast edhe e ka fituar titullin “Burri më seksi në botë”.
Kështu, aktori e merr këtë epitet pas këngëtarit John Legend i cili ishte emëruar burri më seksi vitin e kaluar, transmeton Koha.
Për revistën “People” aktori deklaroi se ky është një grup i mirë për të qenë pjesë e tij.
“Është një ndjenjë e mirë. Njerëzit gjithmonë më kanë ngacmuar dhe kanë bërë shaka me mua, duke më thënë se ky është i vetmi titull të cilin nuk do ta fitoja kurrë. Por në fakt, ky është një klub i mirë për të qenë pjesë e tij”, citohet të ketë thënë Jordan.
Ylli i filmit “Black Panther” po ashtu ka zbuluar se gratë në familjen e tij janë definitivisht krenare për famën dhe sukseset e tij, si dhe tregoi se gjyshja e tij e ndjerë e kishte pasur shprehi t’i koleksionojë edicionet e revistës me yjet e përzgjedhur si “Burri më seksi në botë”.
Edhe
“People” shpall John Krasinskin “burrin më tërheqës”
“Kur gjyshja ime ishte gjallë i koleksiononte këta numra të përvitshëm të revistës. Natyrisht se edhe nëna ime e lexon shumë këtë revistë. Por, ky numër definitivisht do ta zërë një vend special në koleksionin e saj.”
Michael B. Jordan i cili aktualisht është beqar, kohën e lirë e kalon kryesisht duke bërë gjëra të zakonshme siç është ngasja e veturës, përgatitja e ushqimeve dhe e shijojnë kohën duke luajtur videolojëra.
Në intervistën ekskluzive të aktorit për revistën “People”, ai ka treguar se mezi pret të krijojë familje përgjatë dekadës së ardhshme, si dhe deri në vitin 2030 dëshiron të krijoj diçka më të veçantë prapa kamerave, pra si regjisor dhe producent filmash, dhe më pak si aktor.
Edhe
Patrick Dempsey merr titullin mashkulli më tërheqës
Në të kaluarën me titullin “Burri më seksi në botë” ishin nderuar yjet: Johny Depp, George Clooney, Brad Pitt, David Beckham, Chris Hemsworth, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, Blake Shelton, Idris Elba, John Legend dhe të tjerë.
{gallery}