Aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Paul Rudd, së fundmi e ka pranuar titullin e “Burrit më seksi në botë” nga revista prestigjioze “People”.
Në një intervistë të fundit, ylli 52-vjeçar Rudd bëri shaka duke thënë se mendon që gruaja e tij, Julie Yaeger, do ta përzgjidhte aktorin Keanu Reeves si “Burrin më seksi në botë”.
Aktori i filmit “Ghostbusters: Afterlife” ndër të tjera e pranoi se Julie, me të cilën i ka fëmijët Jack dhe Darby, fillimisht ishte habitur për faktin se burri i saj është emëruar me këtë titull dhe kishte qeshur shumë me këtë lajm.
Rudd thotë se pret që edhe miqtë e tij ta ngacmojnë dhe të bëjnë shaka në krah të tij, por nuk i intereson kjo gjë pasi planifikon të mburret me titullin e “Burrit më seksi në botë”, sa më shumë që është e mundur.
Ndërkaq, ish-kolegia e tij nga seriali “Friends”, Jennifer Aniston, ka thënë se ajo e ka ditur gjithnjë se Paul ishte burri më seksi në botë.
Aktorja 52-vjeçare e cila ka luajtur krahas Ruddit edhe në filmat “The Object of My Affection” dhe “Wanderlust”, e ndau fotografinë e ballinës së revistës “People” me ndjekësit e saj në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Kjo gjë më bënë shumë të lumtur. Unë gjithnjë e kam ditur këtë, por tani edhe zyrtarisht Paul Rudd është shpallur ‘Burri më seksi në botë’ nga revista ‘PEOPLE’”.
{gallery}