Aktori Paul Rudd nuk po di të plaket dhe tani e ka fituar edhe titullin më të lakmuar në Hollywood, atë “Burri më seksi në botë” të përcaktuar nga revista prestigjioze “People”.
“Do të mbështetem shumë në këtë titull dhe do ta marrë atë seriozisht. Por, jam i vetëdijshëm mjaftueshëm për ta kuptuar se kur njerëzit do të dëgjojnë se jam përzgjedhur si burri më seksi i vitit 2021, do të befasohen dhe mund ta kundërshtojnë këtë fakt. Nuk është modesti e shtirur. Thjeshtë mendoj se ekzistojnë shumë njerëz të cilët do të duhej ta merrnin këtë titull para meje”, ka deklaruar Rudd për revistën “People”.
Paul Rudd is PEOPLE's 2021 #SexiestManAlive! ? https://t.co/aweOKYwclx pic.twitter.com/PPxEaZo6Ty
— People (@people) November 10, 2021
Rudd aktualisht është pjesë e serialit të platformës AppleTV+, “The Shrink Next Door”, ku luan krahas aktorit komik Will Ferrell si dhe së shpejti do të shfaqet në ekran të madh me filmin, “Ghostbusters: Afterlife”. Ai do të rikthehet në vendin e tij në Universin Kinematik Marvel në rolin e Scott Lang, ndryshe i njohur si Ant-Man, në filmin e vitit 2023 “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”.
Aktori ka afërsisht tri dekada që e argëton publikun, duke filluar nga roli debutues në filmin, “Clueless”, dhe duke vazhduar tutje me projekte të ndryshme si, “Friends”, “The Cider House Rules”, “Wet Hot American Summer”, “Anchorman”, “The 40-Year-Old Virgin”, “Knocked Up”, “Forgetting Sarah Marshall”, “I Love You”, “Man”, “Parks and Recreation”, “The Perks of Being a Wallflower”, “They Came Together” dhe disa filma të studios “Marvel”.
Rudd është burrë familjar, baba i dy fëmijëve, Jack dhe Darby, dhe insiston që më së miri ndihet kur është në shtëpi me më të dashurit e tij. Ai nuk jeton në Hollyëood por në Rhinebeck të New Yorkut, ku e posedon një dyqan karamelesh me aktorët, Jeffrey Dean Morgan dhe Hilarie Burton. Ai po ashtu është i angazhuar në punë bamirësie duke e mbështetur organizatën “Stuttering Association for the Young”, dhe themelimin e fondacionit “The Big Slick”, një ngjarje e përvitshme sportive e cila mbledh të holla për spitalin “Children’s Mercy Hospital” në Kansas City.
Edhe
Paul Rudd: Gruaja ime do ta përzgjidhte një tjetër aktor si “Burrin më seksi në botë”
Paul Rudd i është bashkuar listës së të famshmëve që e kanë gëzuar titullin e burrit më seksi në të kaluarën, si Michael B. Jordan, George Clooney, Brad Pitt, John Legend, Idris Elba, Chris Hemsworth dhe Channing Tatum.
{gallery}