Aktori Chris Evans është shpallur “Burri më seksi i gjallë” për vitin 2022 nga revista “People”.
Duke folur për revistën pas marrjes së titullit, Evans, 41 vjeç, ka thënë se me këtë do ta bëjë shumë të lumtur nënën e tij.
"Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur. Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë”, ka thënë aktori.
I njohur më së shumti për interpretimin e superheroit altruist dhe vetëmohues “Captain America” në ekskluzivitetin shumë miliardë dollarësh të Marvel-it “Avengers”, dhe si baba i përkushtuar, Evans thotë se ndihet rehat teksa flet për karrierën e tij, e cila ka marrë flakë për dekadën e fundit.
Vetëm këtë vit, ai luajti në Pixar's Lightyear, Netflix's “Grey Man” dhe filmoi tre filma të rinj, duke përfshirë Ghosted të 2023-ës për AppleTV+, të cilin ai gjithashtu po e prodhon, dhe gjithashtu bashkë-drejton A Starting Point, platformën e angazhimit qytetar që ai lançoi në vitin 2020.
Tani në të 40-at, Evans po përpiqet t'i japë përparësi një ekuilibri të shëndetshëm punë-jetë dhe të kalojë sa më shumë kohë të jetë e mundur në shtëpi dhe me familjen e tij në Boston.
Ai po mendon gjithashtu shumë më tepër për të ardhmen e tij jashtë aktrimit – që përfshin martesën dhe atësinë.
"Kjo është absolutisht diçka që unë dua”, ka thënë Evans.
