Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Evans konfirmon martesën me Alba Baptistan

Chris Evans më në fund ka konfirmuar martesën me aktoren portugeze, Alba Baptista.

Ylli i “Captain America”, 42 vjeç, konfirmoi lajmin në daljen e tij të parë publike, një muaj pasi u raportua se ishte lidhur me aktoren 26-vjeçare. Aktori gjithashtu zbuloi se ata kishin bërë dy ceremoni martese.

Në muajin shtator u raportua se Chris dhe Alba u martuan në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit.

Ceremonia u ndoq nga të ftuar, përfshirë Jeremy Renner, Robert Downey Jr, Scarlett Johansson dhe Chris Hemsworth.

U raportua gjithashtu se çifti udhëtoi në vendlindjen e Albas për të bërë një ceremoni të dytë, ku ajo dhe Chris do të shkëmbenin zotimet.

Chris e bëri romancën e tyre zyrtare në Instagram, në muajin shkurt, kur postoi një seri fotosh të tij dhe Albas në Ditën e Shën Valentinit.

Artikuj të ngjashëm