Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Evans dhe Alba Baptista do të bëjnë dasmë të dytë në Portugali

Yjet Chris Evans dhe Alba Baptista po planifikojnë të bëjnë një dasmë të dytë në vendlindjen e aktores në Portugali.

“Do të ketë një ceremoni të dytë, për familjarët e Albas që nuk mund ishin prezent në atë të parën”, ka thënë një burim i brendshëm për “Page Six”.

Çifti u martua të shtunën më 9 shtator në shtëpinë e aktorit amerikan në Boston në një ceremoni shumë private.

Dyshja u lidh për herë të parë me njëri-tjetrin në nëntor të vitit të shkuar. Një burim pati zbuluar se çifti po takohej “për më shumë se një vit dhe lidhja është serioze”.

“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur”, raportohej atë kohë.

Edhe Chris Evans konfirmon martesën me Alba Baptistan Showbiz Chris Evans konfirmon martesën me Alba Baptistan

Chris gjithashtu më parë zbuloi se do të donte të krijonte familje një ditë.