Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Evans martohet me Alba Baptistan

Ylli 42-vjeçar i Hollywoodit Chris Evans është martuar me 26-vjeçaren, Alba Baptistan, në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Boston të shtunën më 9 shtator.

Dyshja e dashuruar mblodhën miqtë dhe familjen e ngushtë në ceremoninë, pjesë e së cilës ishin edhe yjet Chris Hemsworth, Robert Downey Jr dhe Jeremy Renner.

Sipas New York Post ngjarja ishte shumë diskrete dhe pjesëmarrësve u është dashur ta nënshkruajnë një marrëveshje diskrecioni.

Për më shumë të gjithë të ftuarve u janë marrë edhe telefonat celularë para se të hynin në dasmë.

Lajmi për lidhjen në mes të Chris Evans dhe Alba Baptistas ishte bërë publik në nëntor të vitit 2022, kur një burim bëri të ditur se “ata po dalin bashkë për më shumë se një vit dhe se lidhja ishte serioze”.

Një tjetër burim kishte treguar se ata ishin të dashuruar dhe Chris ishte shumë i lumtur.

Edhe Taylor Swift dhe Travis Kelce fshehin detajet e dasmës nga të ftuarit Showbiz 3 j. më parë Taylor Swift dhe Travis Kelce fshehin detajet e dasmës nga të ftuarit

Gjithashtu Chris kishte thënë më parë se do t’i pëlqente të krijonte një familje një ditë. Ai kishte thënë për revistën “People” se “kjo është absolutisht diçka që dua, një grua, fëmijë dhe ndërtimi i familjes”.

Ai gjithashtu kishte thënë se i pëlqejnë ceremonitë e tradicionale. (Përgatiti : Vita Abrashi -Kajtazi)