Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Evans thotë se është i fokusuar të gjejë dashurinë e jetës

Chris Evans është në kërkim të dashurisë.

Aktori 41-vjeçar, ka thënë në një intervistë se është i interesuar për të gjetur partneren e tij të jetës, kur është pyetur për jetën e tij private.

“Përgjigja është se jam shumë i fokusuar për të gjetur një partnere. Mua më pëlqen ajo që bëj, është e mrekullueshme, jam i gjithi i fokusuar”, ka thënë ai, shkruan The People.

Evans ka thënë se “vërtetë po mundohem vërtetë të gjej dikë që mund ta kaloj jetën me të”.

Evans ishte i lidhur me aktoren dhe komedianen Jenny Slate, nga viti 2016 deri në vitin 2018. Çifti ishte njohur në dramën “Gifted” në vitin 2016.