Në një deklaratë të dhënë për The Hollywood Reporter, një zëdhënës i Sony deklaroi: “Pjesa më e madhe e lajmeve të ditës së sotme për Spider-Man i ka keqkarakterizuar diskutimet e fundit rreth përfshirjes së Kevin Feige në franshizë. Jemi të zhgënjyer, por e respektojmë vendimin e Disneyt që ai të mos vazhdojë të jetë producent kryesor i filmit tonë të ardhshëm për Spider-Manin”.
“Shpresojmë që kjo do të ndryshojë në të ardhmen, por duhet ta kuptoni që shumë përgjegjësitë e reja që Disney ia ka dhënë atij - përfshirë të gjitha karakteristikat e tyre të reja të shtuara së fundmi në Marvel - nuk i lejojnë atij kohë që të punojë në një IP që ata nuk e zotërojnë. Kevin është i mahnitshëm dhe ne jemi mirënjohës për ndihmën dhe udhëzimin e tij dhe e vlerësojmë rrugën që ai na ka ndihmuar ta krijojmë, të cilën edhe do ta vazhdojmë”, shtoi ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi duket Marvel Cinematic Universe po e humb karakterin e tyre Spider-Man. Në një lajm sizmik i cili do ta bënte krenar J. Jonah Jameson, Deadline raportoi sot se mjeshtri i Marvel Studios, Kevin Feige, nuk do të përfshihet më në filmat e Sony Pictures për këtë karakter, pas Far From Home, shkruan “Koha Ditore”.
Në vazhdën e një fitimi global të filmit prej një miliard dollarë, Marvel raportohet se i kërkoi Sony t’i ndajë kostot e financimit 50/50 për filmat e ardhshëm, por Sony nuk pranoi. Studioja i ofroi Marvelit marrëveshje të tjera, por në fund të dyja palët nuk arritën të dakordoheshin për kushte të reja financiare për karakterin që ata e kanë ndarë që nga Captain America: Civil War i vitit 2016, ku Tom Holland u prezantua si njeriu merimangë i MCU-së.
Aktori britanik vazhdoi ta reprizojë rolin në Spider-Manin e vitit 2017: Homecoming të pasuar nga projekti i dyfishtë i Avengers Infinity War dhe Endgame. Dhe Far From Home e paralajmëroi një të ardhme të madhe për Peter Parkerin e Holland në fazën e ardhshme të MCU, ku përfshihej kthimi i armikut “të dashur” të Spider-Man midis zhvillimeve të tjera.