Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emma Stone e mohon përfshirjen në filmin e ardhshëm “Spider-Man”

Foto: AP/Associated Press

Ylli i shpërblyer me “Oscar”, Emma Stone, ka thënë se nuk do ta përsëris rolin e saj në vazhdimin e ri të filmit “Spider-Man”, pavarësisht se kishte spekulime se ajo do të paraqitet me rol të shkurtër në këtë projekt të shumëpritur me buxhet të lartë.

Aktorja e kishte portretizuar rolin e Gwen Stacyt në vitin 2012, “The Amazing Spider-Man”, dhe në vazhdimin tjetër të lansuar më 2014.

Ishte spekuluar që Stone dhe dy aktorët që në të kaluarën e kanë portretizuar superheronj Spider-Man, Andrew Garfield dhe Tobey Maguire, do të riktheheshin në filmin e ri i cili e mban titullin, “Spider-Man: No Way Home”.

Por në një intervistë të fundit për “MTV News”, Stone i hodhi poshtë thashethemet e përfshirjes së saj në këtë projekt.

“I kam dëgjuar këto thashetheme. Nuk e di nëse duhet të them diçka, por në fakt unë nuk do të jem pjesë e këtij filmi”.

Edhe aktori Andrew Garfield së fundmi e mohoi përfshirjen e tij në film, duke u thënë fansave të mos entuziazmohen kot, sepse askush nuk e ka ftuar për t’u bërë pjesë e projektit të ri.

“Spider-Man: No Way Home” aktualisht planifikohet të lansohet më 17 dhjetor të vitit 2021, dhe në të, aktori Tom Holland e përsërit rolin e protagonistit. Zendaya, Marisa Tomei, Benedict Cumberbatch, J.K.

Simmons dhe aktorë të tjera tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë vazhdim të radhës.

Ndërkohë, Emma Stone, luan në filmin e ri të studios “Disney” me titull “Cruella”. Ajo është lavdëruar për performancën e jashtëzakonshme në këtë projekt, ku e portretizon personazhin e lig të filmave klasik, Cruella De Vil.

Filmi ka shënuar debutim të mirë në arkat filmike të Amerikës Veriore, duke i arkëtuar 26.5 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes.

Artikuj të ngjashëm