Miqësia mes tre aktorëve që luajtën Spider-Man (Tobey McGuire, Andrew Garfield dhe Tom Holland) duket se është zgjeruar përtej paraqitjes së përbashkët në filmin e fundit "No Way Home".
Garfield së fundmi ka treguar një rast interesant që i ka ndodhur me McGuiren.
“Akoma nuk e besoj se ka ndodhur. U futa fshehurazi në kinema gjatë premierës së ‘No Way Home’, me veshjen e Spider-Man në kokë. Në fakt isha me Tobeyn. U futëm në kinema bashkë dhe askush nuk e dinte se ishim atje. Ishte vërtet një eksperiencë e mrekullueshme e përbashkët. Ka diçka shpirtërore që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë dhe ne kemi studiuar filmin së bashku", deklaroi Garfield.
"Spider-Man: No Way Home" vazhdon të thyejë rekorde me fitime që kaluan 1 miliard e 400 milionë dollarë dhe vazhdon të rritet.
-
Tom Holland zbulon detajin e pazakontë që u desh të hiqej nga filmi i ri i Spider-Manit
-
Cumberbatch ishte i bindur për suksesin e “Spider-Man: No Way Home”
-
“Spider-Man: No Way Home” rikthehet në vendin e parë të arkave filmike
-
“Spider-Man: No Way Home” thyen rekorde pas 12 ditësh të lansimit
-
“Spider-Man: No Way Home” thyen rekorde në arkat filmike