Aktorët yje të Hollywoodit, Zendaya dhe Tom Holland, e ndoqën premierën e filmit të tyre të ri, “Spider-Man: No Way Home”. Çifti i njohur i showbizit solli plot elegancë dhe glamur me parakalimin mbi qilim të kuq, me ç’rast para gazetarëve thanë se për momentin nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë në universin e superheroit shumë të dashur për publikun, pas vazhdimit të fundit “No Way Home”.
“Dua të them, është një ndjenjë e përzier për ne sepse nuk e dimë çfarë na pret në të ardhmen. Por, e di që jemi shumë krenarë me punën që e kemi bërë deri më tani. Mundësia për të qenë pjesë e këtyre filmave ka qenë një prej gjërave më të veçanta në jetën time. Prandaj jam shumë falënderuese për gjithçka”, tha Zendaya në premierën e filmit.
“Unë e dua këtë personazh më shumë se çdo gjë. Ky rol ma ka ndryshuar jetën. Ndër vite e kam krijuar një marrëdhënie me fansat e mi që është kaq e mrekullueshme. Nuk mund të kërkoja që të ishte më mirë. Por, unë dua ta bëj atë që është më e mira për personazhin. Nëse është koha që unë të tërhiqem dhe personi tjetër ta trashëgojë këtë rol, do ta bëj këtë me krenari. E dini, do të doja ta shihja një univers më të larmishëm të Spider-Manit, kjo gjë do të ishte vërtet emocionues. Ndoshta do të ishte interesant që në filmat e ardhshëm të rikthehesha sikur Iron Man, pse jo. Por, për momentin duhet të mendoj për këtë personazh dhe atë se çfarë është më e mira për Peter Parkerin”, deklaroi aktori i famshëm.
Holland ndër të tjera tregoi se e vlerëson të dashurën dhe kolegen e tij, Zendaya, për faktin se e ka ndihmuar ta navigojë famën në Hollywood. Kurse, aktorja e famshme tha që këtë gjë e kanë arritur duke qëndruar afër njëri-tjetrit dhe duke i ndarë eksperiencat nga vitet e hershme të jetës së saj.
“Ajo më ka ndihmuar në shumë mënyra. Por kryesorja për mua ka qenë shoqëria. E dini, të qenit dy miq që bëhen bashkë për ta përjetuar këtë botë, duke kaluar nëpër të njëjtat probleme dhe atë në të njëjtën kohë, duke qenë afër njëri-tjetrit për t’i qarë hallet së bashku, të gjitha këto gjëra kanë luajtur rol tejet të rëndësishëm për ne të dy. Ne vërtetë jemi një familje. Dhe të bëhesh i famshëm në moshën 19-vjeçare është pak më ndryshe. Filmat ‘Spider-Man’ janë të famshëm anembanë botës dhe është e vështirë ta menaxhosh gjithë këtë famë. Prandaj, është shumë e mirë për mua ta kem atë në jetë dhe t’i ndajmë së bashku gjithë këto gjëra”, deklaroi Holland.
Edhe
Tom Holland zbulon detajin e pazakontë që u desh të hiqej nga filmi i ri i Spider-Manit
“Gjëja kryesore është mbështetja dhe të qenit afër njëri-tjetrit kur ke nevojë. Mendoj se nganjëherë duhet të jesh personi tek i cili mund të shfryhesh, t’i qëndrosh pranë partnerit dhe thjesht ta dëgjosh. Unë isha me fat që jeta ime nuk ndryshoi brenda natës, sepse kam filluar të aktrojë si fëmijë. Prandaj, me kalimin e vjetëve unë u mësova si ta menaxhojë famën, derisa për të ishte pak më e vështirë. Sepse kur ti je Spider-Mani, është e natyrshme se jeta të ndryshon komplet dhe shtohet presioni, njësoj siç ndodhë me personazhin në film. Për këtë arsye unë ndiej empati për Tomin dhe çdo gjë që e kam mësuar në jetë e ndajë me të. Dhe anasjelltas, çdo gjë që ai e mëson e ndanë me mua”, shtoi tutje aktorja.
Para gazetarëve të pranishëm mbi qilim të kuq, aktori i njohur britanik e quajti Zendayan një person të matur. Dhe aktorja tha se e pranon këtë përshkrim.
“Supozoj se po. Dëgjoni, unë jam një shpirt i vjetër dhe gjithmonë kam qenë e tillë. Njerëzit më thërrasin gjyshe, prandaj e pranoj komentin e tij” tha duke bërë shaka aktorja.
“Spider-Man: No Way Home” që është filmi i ardhshëm me superheroin shumë të dashur nga publiku, i cili bazohet në Universin Kinematik Marvel, është bashkëprodhim i studiove “Columbia Pictures” dhe “Marvel”, dhe e vazhdon historinë e dy filmave të kaluar të shndërruar në hit të arkave filmike, “Spider-Man: Homecoming” dhe “Spider-Man: Far From Home”.
Ai e rrëfen historinë e të riut Peter Parker i portretizuar në film nga Tom Holland, i cili i kërkon superheroit Dr. Strange që ta ndihmojë ta fshehë identitetin e Spider-Manit nga publiku i gjerë.
Krahas Hollandit në këtë vazhdim të tretë të realizuar nga regjisori, Jon Watts, luajnë edhe yjet: Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jacob Batalon, Jon Favreau, Marisa Tomei, J. B. Smoove, Benedict Wong, Alfred Molina dhe Jamie Foxx.
Edhe
Zendaya tregon çka i pëlqen te Tom Hollandi
“Spider-Man: No Way Home” do të nis së shfaquri nëpër kinematë botërore nga 15 dhjetori.
Përktheu: Edona Binaku