Taylor Swift ka ngritur një padi për mashtrimi kundër pronarit të një kompanie kompjuterike e cila po e padit atë për emrin e aplikacionit të saj tani të shuar.
Aplikacioni Swift Life, të cilin ylli i hitit Shake It Off e lansoi në dhjetor 2017 - menjëherë pas publikimit të albumit të gjashtë, Reputation, ua mundësoi fansave të bashkëveprojnë me të, të downloadojnë përmbajtje ekskluzive dhe të kenë qasje prioritare në biletat e koncerteve, shkruan KOHA Ditore.
Emërtimi i aplikacionit e solli Taylorin në probleme ligjore, ndërkohë që biznesmeni Patrick Lloyd Yves Benot, pronari i kompanisë kompjuterike në New York të quajtur SwiftLife, e ngriti çështjen për ngjashmëritë e brendimit, dhe ngriti padi, duke kërkuar që këngëtarja të ndalohet nga vazhdimi i përdorimit të emrit.
Avokatët e Swift e kanë kundërshtuar pretendimin e Benot se konsumatorët mund ta ngatërrojnë kompaninë e tij me aplikacionin mobil të yllit të popit, duke këmbëngulur se ai i dedikohej një audience krejtësisht të ndryshme dhe këngëtarja kërkoi që padia të anulohet, por një gjyqtar e mohoi propozimin e saj në janar (2019).
Sipas “The Blast”, 29-vjeçarja tani po e akuzon Benotin për mashtrim në një kundërpadi, duke pretenduar se ai iu tha shefave të Trademark Office se ai po e përdorte Swiftlife, por ai në fakt po operonte nën emrin S.L. Swiftlife Computer Services.
Këngëtarja, e cila e kishte shuar aplikacionin e saj në fillim të shkurtit (2019), po kërkon të anulohet marka tregtare dhe të paguhen shpenzimet e saj ligjore.
-
Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas
-
Parku zbavitës Evermore padit këngëtaren Taylor Swift për emrin e albumit
-
Taylor Swift ndërmerr masa kundër përdorimit të zërit e imazhit të saj nga AI-ja
-
Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri
-
Taylor Swift kërcënon me padi fansin që ia përcjell aeroplanin privat