Këngëtarja Taylor Swift ka njoftuar se nesër do të publikojë albumin e ri, ku do të përfshihen edhe bashkëpunimet me artistë tjerë si Justin Vernon nga Bon Iver, Aaron Dessner nga The Nationals dhe Jack Antonoff.
Albumi, i pari që nga “Lover” i vitit 2019, do të publikohet në mesnatë në SHBA, pra në orën 6 të mëngjesit më 24 korrik në Evropë, shkruan NME të enjten.
Në një postim në Instagram, Swift tha se albumi i ri ishte një mundësi për të që të shprehë të gjitha brengat, ëndrrat e frikën.
Publikimi i albumit erdhi pasi që këngëtarja u detyrua t’i anulojë të gjitha koncertet e turneut, përfshirë edhe paraqitjen e saj në festivalin e njohur Glastonbury, transmeton KOHA.
Swift gjithashtu shkroi në postimin e saj: “Para këtij viti me siguri do të mendoja gjerë e gjatë për momentin e përkryer për të publikuar albumin, por kohërat në të cilat po kalojmë ma kanë përkujtuar se asgjë nuk është e garantuar. Por e di se kur bëni diçka që e doni, duhet ta lëshoni në botë. Ju dua shumë”.
-
Swift publikon albumin e dytë të befasishëm brenda vitit
-
“Folklore” i Taylor Swift, albumi i parë i 2020-s me mbi një milion kopje të shitura
-
Taylor Swift shënon suksese të jashtëzakonshme me albumin e ri “Folklore”
-
Taylor Swift lanson albumin më të ri “Lover”
-
Taylor Swift konfirmon listën e këngëve të albumit të ri “Lover”