Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift konfirmon listën e këngëve të albumit të ri “Lover”

Ylli amerikan Taylor Swift ka publikuar listën e plotë të këngëve për albumin e saj të shtatë “Lover”.

Ditë më parë ajo lansoi këngën “Lover”, deri më parë kishte publikuar këngët ‘The Archer’, ‘You Need To Calm Down’, dhe ‘ME!’, që janë pjesë e këtij albumi, transmeton Koha.net.

“Lover” do të publikohet më 23 gusht dhe përmban 18 këngë.

Në këtë album ajo ka bashkëpunuar vetëm me Brendon Urie në këngën ‘ME!’, si dhe Dixie Chicks me këngën ‘Soon You’ll Get Better’.