Albumi i Taylor Swiftit, “Folklore” është bërë albumi i parë në katër vjetët e fundit, që e kryeson toplistën “Billboard 200” për gjashtë javë rresht.
Albumi i tetë i këngëtares i incizuar në studio erdhi si befasi në korrik të këtij viti, dhe është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e bendit “The National”, Aaron Dessner dhe vokalistin e grupit “Bleachers”, Jack Antonoff.
Sipas toplistës “Billboard”, Swift tani ka shënuar rekord të qëndrimit për më së shumti javë në pozitën e parë, që nga lansimi i albumit të reperit Drake, “Views” në vitin 2016.
“Folklore” po ashtu e mban rekordin e albumit të vetëm jo R&B ose hip-hop nga një artiste femër, i cili e ka shënuar një sukses të këtillë, që nga lansimi i albumi “25” nga ylli i muzikës Adele, transmeton Koha.
Dominimi i këtij incizimi në toplistat muzikore do të thotë se, Swift tani barazohet me ikonën e muzikës, Whitney Houston, si artistja me albumin që ka qëndruar më së shumti javë në maje të toplistës “Billboard”. Të dyja artistet i kanë kaluar nga 46 javë në pozitën e parë të kësaj liste, gjatë karrierës së tyre muzikore.
Albumi i vetëm i Taylor Swiftit që nuk është pozicionuar në vendin e parë, ishte ai me të cilin këngëtarja debutoi në muzikë në vitin 2006.
-
“Folklore” i Taylor Swift, albumi i parë i 2020-s me mbi një milion kopje të shitura
-
Taylor Swift thyen rekord me albumin “Folklore”
-
Eminemi s’e lë Taylor Swiftin të bëjë histori
-
Teylor Swift bën histori, kryeson të gjitha toplistat me albumet e saj
-
Swift, muzikantja e vetme që i rrëmben dhjetë pozitat e para të toplistës “Billboard”