Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Spears mund të mos i kthehet kurrë muzikës

Raportohet se Britney Spears nuk e ka në plan t’i rikthehet skenës, pasi po e feston fitoren në seancën gjyqësore të kujdestarisë dhe fejesën me Sam Asgharin.

Burime të afërta me TMZ-në të shtunën kanë deklaruar se princesha e popit nuk i ka në rend të parë punën dhe muzikën, teksa disa të tjerë kanë thënë se mund të mos i kthehet kurrë më muzikës.

Në seancën e së mërkurës, gjykatësja ia ka marrë Jamie Spearsit kujdestarinë që e kontrollonte jetën personale të së bijës 39-vjeçare dhe pasurinë prej 60 milionë dollarësh pas 13 vjetësh, lajm ky që thuhet se e ka bërë Britneyn “të shpërthejë në lot”.

Burimet për TMZ-në pohuan se mendja e Britneyt “për një kohë të gjatë” nuk ka qenë te skena. “MailOnline” ka kontaktuar me përfaqësuesit e këngëtares për të marrë mendimet e tyre. Koncertet e fundit të mëdha të Britneyt ishin për rezidencën e saj në Las Vegas, “Britney: Piece of Me”, që u hap në dhjetor të 2013-s dhe përfundoi në dhjetor të vitit 2017, pasi fitoi afër 138 milionë dollarë.

Gjatë asaj kohe, Spears mbeti nën kujdestarinë 13-vjeçare në krye me babain Jamie dhe në gusht kishte thënë në Instagram se mund të dilte jashtë vetëm dy herë në ditë. Britney po shijon fitoren e fundit ndaj kujdestarisë, duke postuar në “Instagram” këtë javë.

Këngëtarja shkroi: “Në qiellin e nëntë!!!”, së bashku me fotografitë dhe videon duke fluturuar me një aeroplan mbështetës për herë të parë. Është fitore e madhe për Britneyn në betejën e saj të gjatë për ta rimarrë kontrollin jetës personale dhe financiare. Gjykatësja e Gjykatës Supreme të Los Anxhelosit, Brenda Penny, e ka caktuar kontabilistin John Zabel si kujdestar të përkohshëm, pasi largimit të Jamiet.

Edhe Ish-asistenti i Britney Spearsit e quan “të dyshimtë” arrestimin e saj Showbiz Ish-asistenti i Britney Spearsit e quan “të dyshimtë” arrestimin e saj

Zabel - kontabilist publik i certifikuar do t’i marrë përsipër çështjet financiare të Britneyt, derisa gjykata të vendosë se është gati të kujdeset për veten dhe kujdestaria mund të përfundojë plotësisht - gjë që mund të ndodhë brenda vetëm disa muajsh.

Dhjetëra fansa dhe mbështetës të asaj që është bërë e njohur si lëvizja #FreeBritney u mblodhën jashtë gjykatës, duke tundur parulla “Free Britney” dhe “Jamie for jail”. Avokati i Britneyt, Mathew Rosengart, falënderoi lëvizjen për mbështetjen, për të cilën ka thënë se ishte shumë e rëndësishme.