Ylli italian i aktrimit, Sophia Loren, është rrëzuar në shtëpinë e saj në Gjenevë të Zvicrës. Agjenti i saj Andrea Giusti i ka treguar CNN-it se si pasojë e rrëzimit ajo pësoi disa thyerje.
Si pasojë, 89-vjeçares i është dashur t’i nënshtrohej një operacioni.
“Operacioni ka shkuar shumë mirë”, ka thënë ekipi i Lorenit.
Një rrjet restorantesh që mban emrin e aktores fituese të çmimit Oscar, ka shkruar një njoftim në Instagram.
“Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe ajo do të kthehet me ne shumë shpejt”, ka shkruar restoranti “Sophia Loren” në Instagram, duke i uruar asaj një rimëkëmbje të shpejtë.
Transmetuesi publik italian RAI njoftoi se Loren duhej të përuronte të martën degën e re të zinxhirit të restoranteve “Sophie Loren” në Bari, e katërta në Itali, pas Milanos, Firences dhe Romës.
-
Sophia Loren thotë se po e shijon çdo moment
-
Sharon Stone rrëfen për sulmin tronditës: U zgjova pa e ditur çfarë më kishte ndodhur
-
Garoi me ligament të këputur, Lindsey Vonn rrëzohet në fillim të garës
-
Vonn ka këputur ligamentin, por do të garojë në Lojëra Olimpike
-
Rihanna goditet nga dera në New York, ironizon truprojën për mosreagim