Përderisa po fliste në një intervistë për CBS, aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Sofia Vergara, ka thënë se po priste “uraganin” medial pasi kishte bërë të ditur se po divorcohet nga ylli Joe Manganiello, raporton People.
“Duke qenë pjesë e jetës publike, e dija që do të ndodhte, s’mund të fshihen këto gjëra”, ka thënë ajo.
Pavarësisht se pati tituj të ndryshme nëpër tabloide për divorcin e saj, Vegara ka thënë se nuk kanë qenë edhe aq keq sa e kishte menduar.
“Mendoj se nuk ishte edhe aq keq. Më duhet të them se shtypi nuk ishte aq i parespektueshëm ndaj meje, përkundrazi ishin shumë të kujdesshëm dhe të sjellshëm”, ka thënë tutje aktorja.
51-vjeçarja ka thënë se kjo qasje e gazetarëve e kishte befasuar.
Çifti janë ndarë më 2 korrik të vitit të kaluar dhe lajmin e patën bërë të ditur përmes një deklarate të përbashkët.
-
Joe Manganiello kundërshton arsyen e ndarjes që dha Sofia Vergara
-
Sofia Vergara tregon arsyen e ndarjes nga ish-bashkëshorti
-
Sofia Vergara i kërkon gjykatësit të mbështesë marrëveshjen e saj paramartesore
-
Sofía Vergara: Është makth nëse partneri s’ka para si unë
-
Vergara dhe Manganiello njoftojnë rreth planeve për shkurorëzim